E Diel, 1 Nëntor 2026

"Trukimi i ndeshjeve te kampionatit, te nderhyje prokuroria"

Problemet e ndeshjes se fundit ne Kavaje kane sjelle reagimet e para, ne lidhje me fiksimin e rezultateve te kampionatit tone. Ka pasur akuza nga ana e vete presidentit te Beses, Nexhat Bizhdili ne drejtim te trajnerit te ekipit, Shpetim Duro, sipas te cilit ai ka preferuar ta lere ne barazim ndeshjen me Tiranen. Ndaj edhe menjehere pas perfundimit te ketij takimi ai mori masen ekstreme te pezullimit te trajnerit. Ne "Skaner Kampionat" , Drejtori i Kerkimeve Shkencore ne Sport, Artan Shytaj theksoi se prokuroria duhet te kishte nisur hetimet, per t'i zbardhur ngjarjet ne fjale. "Une nuk e di se cfare po pret prokuroria, - theksoi Shytaj - ka dhe nje ligj per te percaktuar ceshtjet, nese eshte e vertete nje gje e tille. Sepse eshte thene qarte, se ka ikur trajneri, pasi eshte marr vesh, per te lene ndeshjen. Dhe ne futboll te lesh ndeshjen, do te thote qe te besh krim sportiv, por jo vetem sportiv, sepse ne baze te ligjit qe eshte bere per kembet e pastra", u shpreh me tej Artan Shytaj. Perplasjet brenda ekipit te Beses, sollen problemet ne fjale. Akuza per trukim te takimeve i ka deklaruar ne media presidenti Nexhat Bizhdili dhe me kete motivacion ai largoi nga stoli i skuadres jane bere nga trajneri i Beses Nexhat Bizhdili, i cili pas ndeshjes kunder Tiranes shkarkoi trajnerin, Shpetim Duro. Barazimi i fundit nuk i ka cenuar pozitat e kavajasve, megjithate presidenti Bizhdili kerkonte fitoren nga ana e skuadres se tij. Ne fund, duke mos arritur synonim, presidenti ka drejtuar gishtin nga stafi teknik i skuadres. Sakaq

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›