"Ora e Debatit": Skenaret e qeverisë së re

Skenaret e qeverisë së re ishin në qendër të emisionit "Ora e Debatit", të gazetarit, Alfred Peza. Analistë e politologë kanë debatuar për procesin zgjedhor, cilësinë e tyre si dhe rezultatin e zgjedhjeve. Në "Ora e Debatit", janë diskutuar kombinacionet dhe cilësia e qeverisjes që ka dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Si do jetë maxhoranca që do dalë pas shpalljes zyrtare të rezultateve, mundësia që LSI-ja t'i bashkëngjitet PD-së si dhe sistemi proporcional në këto zgjedhje ishin në qendër të diskutimit në emisionin e gazetarit, Alfred Peza.
Gazetarja, Ilva Tare u shpreh se është anormale fakti që në ditën e pestë pas zgjedhjeve nuk është shpallur zyrtarisht rezultati i tyre. Sipas saj, Rama nuk prodhoi dot frymë të re. Sipas saj u krijua një gjuhë përjashtuese për exit poll-et.
Konstitucionalisti, Gent Ibrahimi u shpreh se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e popullit shqiptar për të ndryshuar diçka. "Kishte dëshirë për të ndryshuar diçka, dhe fakti që pati kaq shumë pjesëmarrje tregon se donin të ndryshonin qeverinë. Por pati një pamundësi për të realizuar këtë ndryshim për shkak të keqmenaxhimit nga e majta", tha ai. Sipas tij, KQZ-ja nuk duhet të ishte shpejtuar në deklaratën e saj se sipas rezultateve paraprake koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" merrte 71 mandate. Sipas tij, për herë të parë, pas këtyre zgjedhjeve Shqipëria do ketë një qeveri pakice.
Publicisti, Agim Isaku tha se pas numërimit të votave, ka një humbës, që është Rama dhe ka një fitues që është koalicioni i djathtë. Sipas tij, kodi zgjedhor ka pasur si qëllim të forconte rolin e Berishës si kryeministër dhe rolin e Ramës si kryetari i Partisë Socialiste. Sipas Isakut, PS-ja duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe të pranojë se gaboi që nuk u bashkua me LSI-në. Agim Isaku tha se maxhoranca e krijuar me 71 mandate do të jetë shumë e brishtë.
Kryetarja e Grupit të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri tha se përdorimi i sistemit proporcional në Shqipëri është i parakohshëm. Sipas Ballaurit, ka një tendencë nga e majta për të bindur elektoratin se zgjedhjet janë manipuluar. Elsa Ballauri, tha se politika ka ndërhyrë shumë në këtë proces zgjedhor. "Rasti i Fierit kishte të bënte me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të politikës", shtoi ajo.
Pedagogu, Blendi Çeka vlerësoi se nuk mund të ngrihet një sistem zgjedhor rajonal, në një kohë që në Shqipëri nuk ka rajone. Sipas tij, sistemi aktual nuk prodhon dot mazhorancë të fortë. "Maxhorancat e reja me këtë sistem, pra me 71 deputetë nuk qeverisin vetëm. Ndaj mendoj se është e domosdoshme krijimi i një maxhorance me më shumë se 75 deputetë".
Politologu, Adri Nurellari tha se sistemi elektoral i përdorur në këtë proces theksoi më shumë zgjedhjen krahinore. Mundësia që Berisha të joshë individë të tjerë për të bërë për vete shumicën e thjeshtë është shumë e madhe. Sipas tij, mund të ndodhë që ekzektutivi të jetë i dobët dhe të marrë vendime konsensuale. "Për më tepër do të ndodhë që të kemi një rritje të ndikimit të ndërkombëtarëve", tha ai.