"Ora e Debatit", rrëfim ekskluziv i Berishës

Kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin "Ora e Debatit", të gazetarit Alfred Peza. Për herë të parë, emisioni realizohet jashtë studios së "Ora e Debatit", pasi kryeministri vjen në një rrëfim nga vila qeveritare në Vlorë. Berisha rrëfen sekretet e fushatës së tij elektorale dhe sfidën në 28 qershor e në 4 vitet e ardhshme. Në "Ora e Debatit", kreu i qeverisë sqaron edhe deklaratat e kryeparlamentares Jozefina Topalli kundër kreut të PR-së, Fatmir Mediu dhe kreut të PDK-së, Nard Ndoka. Kreu i qeverisë flet për herë të parë edhe për vrasjet në fushatë. Berisha jep deklaratat e tij në emisionin e gazetarit, Alfred Peza edhe për kartat e identitetit. Në "Ora e Debatit" kryeministri, tregon se do të bëjë gjithçka për standartet e zgjedhjeve më 28 qershor. Kryeministri Sali Berisha, rrëfen se do të pranojë rezultatitn nëse humbet zgjedhjet dhe se do të sigurojë rrotacion të qetë të pushtetit. Për këto, por edhe deklarata të tjera të kryeministrit Sali Berisha, ndiqni sot në orën 21:00, emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit, Alfred Peza.