4 presidentët e Ballkanit: Bashkë drejt BE-së

Presidenti Bamir Topi , presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov janë mbledhur në një takim në Vlorë. Në fjalën e tij, Topi tha se në takimin me presidentin folën për situatën e re që kalon rajoni i Ballkanit Perëndimor, në asipratat euroatlantike mes vendeve , dhe situatës së re gjeopilitike në rajon. "U ra dakord për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike", tha Topi. Presidenti i Shqipërisë tha se në plan të parë në këtë takim ishte lëvizje e lirë mes 4 vendeve. "Shqipëria i jep akses vendeve në rajon me portet e saj të rëndësishme", tha Topi.Presidenti Topi, tha se "në kushtet e një zhvillimi të ri që po kalon Ballkani Perendimor, për të aspiruar në integrimin eoroatlantik, thellimi i dialogut rajonal dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike midis vendeve tona, merr një rëndësi të veçantë". Duke u ndalur në vlerat historike të qytetit të Vlorës, ku po zhvillohet takimi i Presidentave nga katër vendet e ballkanit, Presidenti Topi, theksoi se ky qytet përveç historisë së vjetër ka tradita në zhvillimin e turizmit, sektor i cili mendohet të ketë rritme të papara në Shqipëri.
Ndërkohë që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se marrëdhëniet mes 4 vendeve janë shumë të mira, pasi shtetet kanë njohur njëra tjetrën. "Për ne është e nevojshme të realizojmë pritjet e qytetarëve, në radhë të parë një jetë më të mirë për të gjithë, në bashkëpunimet ekonomike, të konkurencës sportive dhe të shkëmbimit të përvojave më të mira të mundshme", tha Sejdiu. Presidenti i Kosovës tha se vlerëson anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe aspiratat e saj për hyrjen në BE. Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov deklaroi se uroi presidentin Topi për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë, Kosovën , Malin e Zi e Shqipërinë të hyjnë në Bashkimin Europian. "Prioriteti jonë është krijimi i një infrastrukture të përshtatshme në mënyrë që të intesifikohet bashkëpunimi mes vendeve", tha Ivanov. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç tha se të katërt vendet janë angazhuar për realizmin e qëllimeve të përbashkëta evropiane. "Kemi shprehur gatishmërinë për të shkëmbyer përvojat tona në mënyrë që të plotësojmë standardet për integrim në BE", tha ai.