E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers e Bosch, apel për zgjedhje me standarde

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-ja lëshojnë ultamatumin për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde. Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers tha se këto zgjedhje duhet të bëhen me standarde siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s. Withers kërkoi nga votuesit që të raportojnë te monitoruesit ndërkombetarë për çdo problem që ata do të hasin gjatë procesit të 28 qershorit. Ndërkohë kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch deklaroi se këto zgjedhje nuk pranojnë më justifikime, shfajsime për dështimet e së kaluarës. Këto zgjedhje sipas Bosch duhet të funksionojnë dhe dialogu politik në këtë pikë duhet të mbajë peshën e vet.
Të dy përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar vlerësuan rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fushatë. Ata gjithashtu bënë thirrje për të tërhequr kartat e identitetit dhe për të ushtruar të drejtën e votës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›