"Për Ritën humba para, fitova 18kg"

Duket se Rob Kardashian ka nevojë të mësojë më shumë për përgjegjësi .25 vjeçari pranoi në episodin e së dielës të "Kourtney and Kim Take Miami," se ai ka fituar në peshe kohët e fundit, dhe pretendon se i gjithe faji është i ish-të dashurës Rita Ora.
"Gjithçka që bëra ishte se humba shumë para dhe fitova 18 kilogram", iu ka treguar ai motrave te tij gjatë darkës, qe për ironi përbëhej nga pica dhe makarona. "Unë kam nevojë të përqëndrohem në vehte, " ka shtuar ai.
Kardashian supozohet se ka qenë në lidhje me këngëtaren për rreth një vit.
Sipas motrës Khloe, marrëdhënia ishte mjaft "e çuditshme", pasi ai nuk u lejua të pranojë se ishin së bashku, sepse Rita donte të ruante imazhin e një vajze beqare për hir të karrierës. /Indeksonline/