Rita, shaka me të ëmën

Rita Ora ka bërë shaka me nënën e saj, e cila nuk ka mundur të fshehë hidhërimin për "skandalet" për të cilat Rita është përfolur në media.
Këngëtarja 21 vjeçare ishte e ftuar në BBC Radio One sot në mëngjes, ku u sfidua nga nikoqiri i emisionit që t'ia bëj një "mashtrim" nënës së saj. Rita pranoi sfidën, duke rënë dakord që t'i thotë diçka të papritur, për të parë reagimin e saj.
Gjatë telefonatës, Rita tha se "të pasmet i kanë dal në shesh", derisa ishte duke i hedhur plehrat dhe se aty kishte pasur paparacë, qe e kanë fotografuar.
Nëna e Ritës nuk ishte i impresionuar.
"Pse i ke marrë mbeturinat?" tha ajo. "Për këtë është një punëtor lart! Nuk mund t'i bësh gjithe këto skandale në gazeta".
Pas pak, ajo qetësoi vajzën e saj duke i thënë se nuk ishte "turpi më i madh në familje", pasi Rita e pyeti nëse ishte e zhgënjyer me të. Edhe pse ky incident ishte një shaka, kohët e fundit Rita vërtetë kishte telashe me nënën e saj. Ajo u kritikua nga e ëma, pasi që ekspozoi aksidentalisht gjoksin në publik. /Indeksonline/