E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Plako! ...kundër dhunës ndaj grave"

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave (25 nëntor), ka filluara fushata ndërgjegjësuese e UN Women për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave, tek avokuesit e të drejtave të njeriut, shefat e agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe qytetarët.

Fushata e organizuar nga “Un Women”, e cila në Shqipëri do të zgjasë 16 ditë, përfshin edhe disa kartolina sensibilizuese për mbështetjen e projektit. 

Një nga personazhet e njohur shqiptar që është bërë pjesë e kësaj iniciative është edhe reperi i Big Basta. Në kartolinën me portretin e tij shkruhet  “Plako! Tregoje që edhe ti je kundër dhunës ndaj grave!”.    Ndërkohë, në Kosovë "UN Women" shfaqi një video promovuese për fushatën, me mesazhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe nga personalitete të njohura, përfshirë Besim Dinën, Ilir Prapashticën, Shpat Dedën, Leze Qenën dhe Luan Jahën etj.

Qëllimi i fushatës është që të komunikohet me qytetarët, duke i informuar dhe angazhuar ata në lidhje me dhunën në baza gjinore si “kërcënim për demokracinë, pengesë për paqe të qëndrueshme, barrë mbi ekonomitë kombëtare, dhe shkelje e tmerrshme e të drejtave të njeriut” . /R.K./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›