E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita dhe Rihanna bashkë

Rita Ora, është emri i fundit i bërë publik nga këngëtarët performues në finalen e "X Factor 2012" në Britani.
Këngëtarja që ishte anëtare mysafire në jurinë e kësaj gare për talent në fazën e audicioneve, përmbyll listën me shumë yje të ftuar.

"One direction'' do të kenë paraqitjen e tyre të tretë në këtë vit, ndërsa kjo do të jetë hera e dytë e shfaqjes në "X Factor'' për Rihanna, Rita Ora dhe Emeli Sande.   "X Factor 2012" vazhdon fundjavën e ardhshme, me mbrëmjen finale në Mançester. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›