Tre shtete “Ok” Ballkanit në BE
BUKURESHT-Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, beri te ditur Ministri i Jashtëm i Rumanise, Teodor Basonsçi.
“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.
Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.
“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov.
Shqipëria dhe Bosnja janë dy shtetet që presin do të diskutohen në Sarajevë rreth proceseve që këto vende kanë bërë për integrimin ne Bashkimin Europian.
(d.b/BalkanWeb)