E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ariani rrëfen punën me Ghostface Killah

Arian Asllani (Action Bronson), është një reper amerikan nga Nju Jorku me prejardhje shqiptare,i cili fitoi famë për ngjashmëritë tekstuale dhe stilistike me reperin Ghostface Killah, me të cilin kishte bashkëpunuar për këngën “Meteor Hammer”

Në një intervistë me “HipHopDx”, ai ishte pyetur se si është të dukesh sikur Ghostface dhe ishte përgjigjur, “Po, në fund të ditës ndjehesha mirë sepse Ghostface Killah është njëri nga reperët më të mirë, pra kur i ngjajë një reperi të tillë atëherë është një gjë e mirë. Unë nuk mund të bëjë krahasime, sepse ai është një legjendë kurse unë jam ende i ri”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›