E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SGS", do kryejë kontrollin teknik të makinave

Më në fund proçedurat për dhënien me konçesion të kontrollit teknik të automjeteve në vendin tonë janë mbyyllur. Kështu firma e cila fitoi tenderin është ajo zviceriane SGS, Societe Generale de Surveliance, për marrjen e këtij shërbimi kjo kompani ofroi vlerën e rreth 6 milion lekëve me afat realizimi 5 muaj për qendrën e ekzistuese dhe 6 muaj për atë të re, ndërsa kompania tjetër e cila konkurronte SAS SAKAR Francë ofroi 8 milionë lekë dhe me një kohë realizimi 2.5 muaj për qendrën e tanishme dhe 6 muaj për qendrën e re. Ministri i transporteve Sokol Olldashi tha gjatë nënshkrimit të kontratës se konçesioni është për një periudhë 10 vjeçare dhe për 5 muajt e parë te të cilët bëhet investimi nëpër 14 qendart e kontrollit teknik nuk do të ketë ndryshim të tarfiave ekzistuese.
Sipas kushteve të kontratës 5% e të ardhurave të kësaj kompanie do të shkojnë për llogari të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›