E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e parakohshme, grekët: Janë të pashmangshme

Pas deklaratës së kreyeminsitrit grek për zgjedhje të parakohshme kanë reaguar edhe banorët e greqisë. Ata shprehen se këto zjgedhje të parakohshme ishin të paevitueshme dhe se është koha e përshtatshme për të votuar. Karamanlisi specifikoi se atij i duhej një mandat i ri për të mënaxhuar situatën e krizës ekonomike që goditi vendin. "Ka qenë një periudhë problematike. Nëse kryeministri beson se duhet të zhvillohen zgjedhje, atëherë mendoj se ka marrë vendimin e duhur. Unë mëndoj se ai gjendej në nëj rrugë pa krye dhe s'kishte sit të vepronte ndryshe- shprehet Kristos Bisias, nëj banor grek. Gjatë deklarimit të tij, Karamanlisi tha gjithashtu se ekonomia ishte prioriteti i tij kryesor.
"Unë mendoj se janë të nevojshme, se kishte ardhur koha e përshtatshme. Mendoj se do të jetë më mirë për të gjithë- shprehet një tjetër banor grek Dimosthenis Papazoglou.
Zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin deri para vitit 2011 por Pasok kishte paralajmëruar se mund të kërkonte zgjedhje të parakohshme në mars kur parlamenti të zgjedhë presidentin. Mandat i rregullt katër vjeçar i Karamanlisit përfundon në fund të 2011. vetëm pak ditë më parë disa banorë grekë të veshur me të zeza protestuan përpara godinës së parlamentit duke i bërë thirrje qeverisë që të merte masat për situatën e kirjuar nga zjarret dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Karamanlis. Qeveria konservatore e partisë 'Demorkacia e re " ndodhet nën një presion të madh që pas pakënaqësisve te krijuara në popull pas krizës ekonomike dhe skandaleve ne ekonominë greke ku u përfshinë disa politikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›