E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama kritikon oficerët e policisë gjyqësore

Kryeprokurorja Ina Rama veç lavdërimeve që ka bërë për vartësit e saj nuk ka lënë pas as kritikat ndaj tyre apo edhe ndaj oficerëve të policisë gjyqësore. Në analizën një vjetore të institucionit që ajo drejton ka treguar me shifra punën e akuzës.
Ndërkohë në këtë analizë nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i institucioneve të drejtësisë, dhe policisë.
Por gjithashtu ka vlerësuar punën e mirë të prokurorisë së krimeve të rënda por ka hedhur kritika për punën e opgj, ku sipas saj prokurorët duhet të kërkojnë edhe procedim disiplinorë për oficerët.
Ndër të tjera numri 1 i akuzës ka pohuar se aplikimi i masës së sigurisë arrest në burg nuk duhet të jepet atje ku nuk duhet dhe gjithashtu edhe arrest shtëpie është një masë e cila edhe pse jepet nga gjykata nuk zbatohet me përpikmëri nga oficerët e policisë gjyqësore. Ndër të tjera prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka këshilluar prokurorët që për çdo vendim pafajësie të gjykatës të analizohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›