E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sa herë shkoja në shkollë, e ëndërroja këtë stadium"

Ylli i ri i Liverpoolit, Raheem Sterling ka deklaruar se ai ëndërron që një ditë të luaj në stadiumin e Wembleyt. Sterling tregon se si ai në tërë fëmijërinë e tij e kishte aq afër këtë stadium.

"Sa herë që unë shkoja në shkollë, gjithmonë e shikoja duke u ndërtuar këtë stadium. Disa herë bëja xhiro me biçikletë për të parë se deri ku saktësisht kanë ecur punimet. Shkolla ime ishte 2 minuta në afërsi të stadiumit. Gjithmonë ëndërroja se a mund të luaj një ditë në këtë stadium.

Në ndeshjen finale mes Manchester United dhe Chelsea në vitin 2007, unë isha si shikues në stadium, duke menduar në vete se a do të arrij ndonjëherë të luaj këtu" deklaroi Sterling./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›