E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbeu"shpallen nesërçmimet letrare

TIRANË- Konkursi kombëtar “Princi Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, kushtuar punimeve letrare në gjuhën shqipe të lëvruar nga bashkësia arbëreshe e Italisë, do të ndajë ditën e nesërme çmimet fituese “Skëndërbeu” për këtë vit.

Ceremonia përmbyllëse e edicionit të 10-të të këtij konkursi do të zhvillohet në Chieri, Torino të Italisë, ku do të marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Itali, Llesh Kola.

Konkursi, që mban emrin e heroit tonë kombëtar, synon të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe letrare arbëreshe. Gjatë viteve ai i ka kapërcyer kufijtë kombëtarë të Italisë për t'u zgjeruar në botën albanofone, kryesisht drejt Shqipërisë dhe Kosovës, përmes një seksioni të posaçëm kushtuar punimeve në shqipen letrare.

Konkursi organizohet nga shoqata “Vatra Arbëreshe” e krijuar në vitin 2000 në Chieri, pranë Torinos, për të ruajtuar gjuhën dhe traditat e bashkësisë arbëreshe edhe mes shqiptaro-italianëve që janë larguar gjatë viteve nga territoret historike të këtij komuniteti në jug të Italisë për t'u shpërngulur drejt rajoneve më të zhvilluara të veriut.

Sot shoqata numëron disa qindra anëtarë dhe bashkëpunon për të realizuar objektivat e veta me shumë ente dhe organizata të territorit.

Që nga viti i parë i themelimit të saj, “Vatra Arbëreshe” zhvillon dhe promovon një seri veprimtarish, që kanë të bëjnë me kulturën arbëreshe dhe një nga veprimtaritë e saj kryesore është edhe çmimi letrar “Princi Gjergj Kastriot Skëndërbeu”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›