E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bartoku i ndaluar

Nje vajze e re hyn ne kishe dhe nguron te rrefehet. Fjalet e priftit e nxisin te flase dhe mes ngasherimash tregon qe e kane perdhunuar. Mbi kete histori kompozitori hungarez
Bela Bartok krijoi ne Nju-Jork ne vitin 1945 koncertin per viole dhe orkester. U luajt per here te pare nga Orkestra Simfonike e Minneapolis-it pas vdekjes se kompozitorit.

Koncerti i Bartokut u ndalua ne Shqiperine e para viteve 90 sepse koha e dyte e tij ishte
muzike kishtare. Por edhe pas renies se regjimit Bartoku serish u harrua. U interpretua vetem nje here me violine violistet hezitonin ta interpretonin.

E para qe guxon eshte Etleva Katroshi violiste e Orkestres Simfonike te RTSH-se qe
e interpretoi pak net me pare ne Akademine e Arteve. Ulrich Bachofen erdhi nga Gjermania per te drejtuar orkestren ne kete koncert ku u luajten edhe pjese nga Marc-Antoine Charpentier dhe Johannes Brahms.

Etleva Katroshi flet per pervojen si soliste per punen me Bartokun dhe per vitet ne
Orkestren e RTSH-se. Duke krahasuar punen ne dy dekada Etleva pohon se tani nuk i pelqen vrulli me te cilin behen gjerat pak mendohet per cilesine dhe nuk ka nje seleksionim te vlerave ne muzike. fare kerkon te ndryshoje

Etleva shohim rralle intrumentiste qe shkeputen nga orkestra. Kaq e veshtire eshtete perballohet nje koncert solistik

Po. Loja ne orkester eshte ekip dhe sa me i lidhur te jete ekipi aq me mire realizohet edhe koncerti. Solisti ka te tjera parametra ai nuk mund ta beje dot orkestrantin dhe e anasjellta. solisti gjate gjithe koncertit eshte ne kontakt me publikun spektatori i fikson syte vetem te ai. Kjo vemendje i shton pergjegjesite. Jane vetem disa persona qe kerkojne nga vetja pertej punes me orkestren jo gjithkush.

fare pergatitje kerkonte koncerti i Bartokut

Ne fakt muzika e Bartokut ishte nje enderr
ne sirtar per mua. Kete veper kam dashur ta luaj ne vitet 94- 95 por atehere nuk u krijua Mundesia. Sapo isha emeruar ne orkester. Para se te vija deri te Bartoku kalova nje faze tjeter. Bera nje nje recital per te matur forcat e mia. Ishte nje mbremje muzikore qe ne stinen e veres organizojme ne hollin e RTSH-se program qe zgjati nje ore. Por qysh atehere admiroja te interpretoja Bartokun.

A ka dicka ndryshe nga kompozitoret e tjere qe frymezon te ty

Me pelqen forca me te cilen ai shpreh gjithcka. shte edhe nje nga kompozitoret me te
veshtire qe gjithmone te nxjerr probleme qofte teknike qofte muzikore. Do studim te thelle. Per kete veper kam punuar nga janari deri tani.

Ky kompozitor hyn te te ndaluarit ne Shqiperine e para viteve 90. Perse nuk u luajt atehere koncerti Po tani pas 20 vitesh

Para viteve 90 eshte ndaluar per shkak te kohes se dyte qe eshte muzike kishtare. Aty
rrefehet historia e nje vajze qe hyn ne kishe teper e trembur e shqetesuar. Ne kete kohe eshte edhe muzika shume e qete. Me tej prifti i jep doren e qeteson i kerkon te rrefehet. Kjo reflektohet edhe ne muzike ku arrihet kulmi pikerisht ne momentin kur ajo mes ngasherimesh tregon qe e kane perdhunuar.

Mbas ketij fragmenti renia e kembanave sikur fillon te qetesoje gjithcka. Ne kohen e pare jepet zhurma e qytetit nga fundi i kohes se dyte fillojne te degjohen akordet e solistit qe duken si trumpeta qe paralajmerojne dicka. Fundi eshte pastaj nje feste popullore duket si nje muzike ciganesh te gjithe jane te gezuar.

Si rezultoi komunikimi me dirigjentin Ulrich Bachofen

Te dy nuk e njihnim njeri-tjetrin. Kur i thane dirigjentit qe do te luash Bartokun me nje violiste shqiptare pa i shpjeguar qe une vija nga orkestra ai tha I thoni solistes a mund te luajme nje veper tjeter. Jo te gjithe e marrin persiper kete koncert. Ketu dirigjenti dhe solisti kane barren me te madhe. Dirigjenti duhet te jete teper i vemendshem dhe te njohe pjesen e solistit shume mire qe te arrije ta ndjeke dhe ta lidhe me orkestren.

Ke afro dy dekada qe punon me Orkestren e RTSH-se. A ka ndryshuar ndonje
gje me kohen Tani gjerat behen me shpejt.

Atehere beheshin me me dashuri me me pasion kurse tani nuk ka rendesi edhe aq cilesia por sasia. Mendoj qe ne publik nuk mund te dalesh dosido prandaj studiova kaq shume per kete koncert. shte shume e rendesishme qe sidomos ne fushen e artit te ekzistojne vlerat jo antivlera. Tani ka filluar te ngaterrohen dhe kjo eshte per ta
ardhur keq.

Si mund te seleksionohen vlerat

Kete e ben kritika muzikore. Ne nuk kemi. Urime te perzemerta marrin si ata qe luajne keq si ata qe luajne mire. Kritika do te duhej te bente seleksionimin. dokush nga ne kur te futej ne skene do mendohej mire. Ajo qe themi ne mes kolegeve te behet publike dhe pastaj eshte me e veshtire per individin te marre persiper riskun.

Si eshte jeta e nje muzikanteje

Teper e veshtire me shume sakrifica. Vajzen e kam per violine e kam futur ne rrugen e
muzikes por qe tani me vjen keq per te. Kam tre muaj qe nuk punoj me te nuk e degjoj nuk jam gjate kohes qe ajo stervitet. Ky koncert mua me ka kushtuar pjesen me te madhe te kohes. Po per fat me kane mirekuptuar pjestaret e familjes.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›