E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Rama: Të kapim trenin e Europës një orë e më parë

 Vizita në Bruksel dhe takimet me liderët e BE-së do të jetë ndër vizitat e para që Kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të zhvillojë jashtë vendit, menjëherë pas marrjes së detyrës. Për Ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, kjo vizitë konsiderohet si prova që vërteton rëndësinë e madhe që qeveria e re i jep procesit të integrimit evropian të vendit.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në selinë e PS-së, Rama siguroi ambasadorin e BE-së se mazhoranca e re do të jetë e angazhuar për të kapur trenin e Europës. Në përfundim të takimit, Rama dhe Sequi dhanë një deklaratë të shkurtër për mediat, ku ambasadori i BE-së shprehu besim se Shqipëria do të ecë përpara në drejtim të integrimit.

“Diskutuam detajet e vizitës sonë të menjëhershme në Bruksel, ku praktikisht do takojmë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe ku pa asnjë dyshim do të diskutojmë për ecurinë e mëtejshme të integrimit evropian, në funksion të një Shqipërie që do të jetë anëtare e denjë e BE-së, por dhe e një Shqipërie evropiane këtu me ligjet e duhura, mundësitë e duhura për çdo shqiptar e shqiptare që të ndihen zot në vendin e tyre. Është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh, por për ta kapur atë një orë e më parë.”- deklaroi Rama. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›