Plagosje me armë zjarri te “Shpati i Thanës”

Një person është plagosur me pushkë gjuetie dje pasdite në fshatin Kaliqan të Istogut.
Policia ka dalë në vendin e quajtur “Shpati i Thanës” dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili aksidentalisht kishte shtënë me armë në drejtim
të viktimës.
Ky i fundit është dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas raportit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar pushkën e gjuetisë e tipit “Duble Barel” e kalibrit 12 mm. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është liruar nga arresti në procedurë të rregullt./Indeksonline/