E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pink nuk interesohet për tu dukur bukur

Pink tha se qëlimi i saj i jetës është “të kënaqet” përpara se të duket bukur. Këngëtarja është e njohur për imazhin e saj të veçant dhe stilin e muzikës.

Pink është e lumtur me martesën e saj me ngasësin e motiçikletave, Carey Hart dhe së bashku kanë një vajzë, Willow.
33 vjeçarja tha se familja e saj dhe karriera e suksesshme janë të mjaftueshme për ta bërë të lumtur.

“Bukuria nuk ka qenë asnjëherë prioriteti im. Kënaqësia po, të ndjehesh e shëndetshme dhe e fortë, e aftë për punë, intelegjente dhe padyshim e dashuruar. Gjithçka ka të bëj me kënaqësinë. Dhe unë kënaqem shumë në këto kohë”, deklaroi ajo.

Pink tha se gjithçka ka ndryshuar për të mirë në jetën e saj me t’u bërë nënë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›