E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çrregullimet posttraumatike tek ushtarët e misioneve ndërkombëtare

Rastin më të ri për të diskutuar publikisht mbi çrregullimin posttraumatik, arsyet dhe mundësitë e terapisë e ofroi së fundi një kërkesë e ekspertes për çështjet e mbrojtjes në Partinë Liberale Elke Hoff. Ekspertja për çështjet e mbrojtjes në Partinë Liberale Elke Hoff, kërkoi prej qeverisë gjermane numrin e ushtarëve gjermanë të traumatizuar, që kthehen nga rajonet e krizave. Përgjigjja e ministrisë gjermane të mbrojtjes ishte: Në vitet 2006 deri 2008 është trefishuar numri i ushtarëve gjermanë, që vuajnë prej PTBS-së, (çrregullimi posttraumatik) nga 86 në 245. Sipas ministrisë, shumica e tyre janë ushtarë, që kanë kryer shërbim në Afganistan. Shoqata e ushtrisë gjermane (që mbron interesat e ushtarëve) thotë se numri i përllogaritur i rasteve të paraportuara është shumë më i madh.
Cilat janë shenjat e çrregullimit posttraumatik?/Nga jashtë sëmundja nuk është e dukshme pasi ajo gjendet në brendësi të trupit: çrregullimi posttraumatik prej stresit, shkurt: PTBS. Arsyeja për këtë janë përjetime, që psikika e njeriut nuk ia ka dalë t'i përpunojë - si lufta, tortura, përdhunimi apo katastrofat natyrore. Por nga kjo sëmundje nuk vuajnë vetëm ata që kthehen nga rajonet e luftës. Në të njëjtat pasoja për viktimën mund të çojnë dhuna e pësuar në mënyrë individuale, si keqtrajtimi seksual, tortura, një sulm i papritur apo një pengmarrje. Nga kjo sëmundje mund të vuajnë edhe dëshmitarë okularë të një situate të jashtëzakonshme. Ish-kapiteni, Frank Dornseif i mbijetuar i një sulmi kundër bundesverit në vitin 2003, ku katër ushtarë humbën jetën duke folur për televizionin ARD. Ai ende vuan pasojat e ngjarjes. Nganjëherë njeriu reagon ndaj përjetimit pasi kanë kaluar muaj e madje vite. Kjo sëmundje vjen tinëz dhe vihet re shumë ngadalë. Ajo fillon me humbjen e gëzimit për jetën, i prekuri vetëizolohet dhe u shmanget veprimtarive sociale. Çrregullimi bëhet më i qartë kur shfaqen depresione, çrregullime të gjumit, gjendje ankthi apo të ashtuquajtura "flashbacks" - gjatë të cilave krijohet ndienja sikur ngjarja të ishte duke u ripërjetuar. Shkaktari i tyre mund të jenë asrye banale në jetën e përditshme, si zhurma të caktuara, erëra apo ndërlidhje pamore me përjetimin-shock. Por ato mund të zhvillohen edhe vetëm në përfytyrimin e të prekurit. Simptomat e PTBS-së janë të shumanshme, ndonjëherë të padallueshme për mjedisin rrethues dhe shpesh viktimat duan ta fshehin sëmundjen që ndjejnë.
Çrregullimi posttraumatik - një proces i gjatë/Shoqata e ushtrisë gjermane përmend ndjenjat e turpit të gabuar si shpjegim për faktin që shumë pak ushtarë të prekur kërkojnë ndihmë profesionale. Për këtë arsye ministri i Mbrojtjes, Franz Josef Jung (CDU) thekson se duhet nxitur destigmatizimi i sindromës. Për zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të përkujdesjes ai po angazhohet për ndërtimin e një qendre kompetence dhe kërkimi. Shpesh përballimi i çrregullimit posttraumatik është një proces i gjatë dhe kërkon një trajtim profesional psikik. Po aq vendimtare është këtu mbështetja në rrethin privat për t'u rikthyer në planin afatgjatë në jetën, që personi i prekur bënte përpara ngjarjes traumatike.
Dojçe Vele

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›