E Diel, 1 Nëntor 2026

“Është kërcënuar i gjithë klubi i Tiranës”

11-03-2013 / Gazeta 55

Administratori i Klubit, Salih Tagani

Klubi i Futbollit të Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp, reagon për incidentin e ndodhur dje në Kavajë. Administratori i Klubit, Salih Tagani pasi ka sqaruar ngjarjen, shprehet se lojtarët e trajneri janë kërcënuar nga Elvis Roshi.
Sipas tij, ky është një akt i pa tolerueshëm. “Në shenjë revolte kërkova që të mos dalim në pjesën e dytë, por në respekt të publikut dhe presidentit të Klubit Besa, vijoi ndeshja. Pas ndeshjes iu drejtuam organeve të rendit për të denoncuar këtë akt të papranueshëm. Nuk është cenuar vetëm një person, Nevil Dede që është pjesë e klubit, me këtë kërcënim i është bërë gjithë klubit”, tha Tagani. “Nuk ka mundësi që një kryetar bashkie të ngrejë dorën, na ka indinjuar”, tha ai më tej.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›