E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Elvis Roshi më goditi dhe kërcënoi”

11-03-2013 / Gazeta 55

Nevil Dede, trajneri i ekipit të futbollit “Tirana”

Trajneri i ekipit të futbollit Tirana, Nevil Dede, dënoi edhe njëherë aktin e rëndë që i ndodhi atij dhe futbollistëve të Tiranës. 
Ndërkohë ai pohoi se është goditur nga Elvis Roshi dhe se në momentin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë, mes të cilëve edhe Presidenti i Besës, i cili i ka kërkuar ndjesë për këtë veprim. “Ndihem i tronditur, u shpreh Dede në lidhje telefonike, kryebashkiaku më goditi dhe kërcënoi. Nuk pati asnjë arsye, ndërsa unë thjesht kritikova gjendjen e fushës”.
Dede vazhdoi duke thënë se ka bërë denoncimin në polici. “Ne kemi dëshirë dhe nevojë për shumë njerëz në punën tonë, është e pa tolerueshme që disa njerëz kërkojnë të përfitojnë nga ne dhe të na zhvatin deri te morali. Kurrë nuk ka ndodhur të preket një individ në punën e tij”, tha Dede. 
Ai pohon se nuk ka asgjë personale me kryebashkiakun Roshi, por politika po e keqpërdor sportin. “S’e kuptova pse ishin aq te acaruar kur ata e kishin fituar pjesën e parë me 1-0. Jam një prind që kam tre fëmijë çdo gjë në jetë e kam fituar me djersë, nuk mund të vijë dikush e të na përdhosë kështu”, tha Dede më tej.
Ngjarja ka ndodhur në pushim të ndeshjes, në korridoret e ambienteve të brendshme të stadiumit, ndërsa skuadrat ishin në dhomat e zhveshjes.
Dede ka vazhduar të qëndrojë në stolin e Tiranës edhe në pjesën e dytë, ndërsa ka shkuar për të bërë denoncimin e rastit në komisariatin e policisë në Kavajë pas përfundimit të takimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›