E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makthi vret

Perpara syve te mi dhe kolegeve te tjere gazetare bile ne transmetim te drejtperdrejte u pa se si nje qytetar shqiptar u keput ne mes nga plumbat e nje snajperi ndersa ishte thuajse i vetmuar para dyerve te kryeministrise.


Sipas nje video shokuese qe mund ta gjeni ne internet shihet qarte se ai u qellua nga brenda kryeministrise me snajper. Gazetaret ishin te paret qe i dhane ndihmen dhe tentuan ta hipin ne nje ambulance.


Me pas ai nderroi jete ne spital. Ishte nje nga qindra- mijera shqiptare qe kishin dale ne Bulevardin qendror te Tiranes per te protestuar paqesisht kunder qeverise. Arma me e rrezikshme e disave prej tyre ishin cadrat. Tre prej tyre humben jeten ndersa i katerti eshte ne gjendje kome.


Tre te tjere jane po ashtu ne gjendje shendetesore te renduar. Per fat asnje punonjes rendi nuk humbi jeten fale paqes dhe qetesise se qytetareve.
Une degjova pas beteje kryeministrin akoma te padorehequr te vendit tim Sali Berisha.

Koshienca ja thoshte se gjithcka po i ngjante ngjarjeve ne Tunizi por vete nuk donte te ishte Ben Ali. Koshienca ja thoshte se ata duheshin vrare dhe i vrau por donte te ishte njekohesisht dhe viktime duke akuzuar se armiqte e tij u vrane po nga armiqte e tij


Si mjek duhet te ishte prane te vrareve por koshienca e tij i donte te vdekur dhe ndaloi gjithkend te kuronte apo te shpetonte armiqte e tij bile dhe Ministrin e Shendetesise.


U trondita kur pashe skanerin dhe kartelen mjekesore te nje prej viktimave qe eshte ende ne gjendje kome dhe qe ishte teresisht e kunderta me se shpikte ne daljen publike Sali Berisha. Per fat te mire ky skaner ne CD dhe kartela e fotokopjuar eshte ne duart e opozites.


Skaneri tregon qarte se plumbi ka ardhur nga distanca dhe nga lart ndersa kryeministri fliste per plumba te qelluar nga afer dhe bile ne rreze te veshit.


A thua i kishte porosit dhe ku ti gjuanin shte perfytyrimi se si ai do realisht te vrase kundershtaret e vet. Pashe mes turmes paramilitare bile pikerisht ata qe kane rrahur Neritan Ceken e Prec Zogajn ne vitin 1997 dhe nuk eshte cudi qe te kene perdorur dhe pistoleta per disa nga viktimat.


Kur nje kryeminister pa dale ende asnje hetim pa dale akoma asnje analize laboratorike balistike te flase per kalibra armesh dhe plumbash kur plumbat jane ende ne trupat e paftohur te viktimave do te thote se kemi te bejme me nje krim te paramenduar. Ky njeri qe eshte pergjegjes per jetet e tyre kujton se shpeton nga gjaku i tyre po tha se u vrane nga njerez brenda turmes.


Ky njeri qe gjithe kundershtaret e vrare i ka akoma pa autor krimi kujton se do ta kaloje lehte me vrasje pa autore dhe kete krim. Ky njeri i cili u tall me jeten e tyre kujton se mund te tallet dhe me vdekjen e tyre.


Nuk dua te analizoj projekte dhe paranoja per skenare nga Sali Berisha. Nuk ka aq shume skenare sa cmendojme. Ka vetem nje faktor. Frika e Sali Berishes nga humbja e pushtetit. Per ore te tera para syve te tij ndersa qytetaret perlesheshin me policine dhe paramilitaret sillej momenti i frikshem i ikjes nga duart i te gjithe parajses qe i ka prodhuar pushteti i paligjshem.


Ajo qe ndodhi para kryeministrise ishte pasoje e maktheve te tij per rrezikimin e pushtetit. Lulezim Basha u soll si nje kapter i paafte i Familjes ne pushtet. Ajo qe benin njerezit e tjere te pushtetit ishte edhe me cinike.


Merite e medha dhe te heshtura ndaj njeri- tjetrit brenda pushtetit dje gjeten kohen te shperthenin. Une pashe njerez qe e duan ne burg Lulezim Bashen te cilet mbronin aktin e tij me shprese se keshtu ja shkurtojne ditet dhe karrieren politike.


shte cinizem i tepruar qe dhe ne dite te tilla zie brenda PD njerezit nxitojne ti vene sterkembesha njeri- tjetrit. Pashe Arben Imamin dhe Sokol Olldashin te mbronin Lulezim Bashen dhe aty e kuptova sa pak respekt kane per jeten e cdo qytetari ata njerez dhe sa te gatshem jane te behen dhe avokate te krimit me shprese se kjo fundos rivalet e tyre.


Ndaj nuk duhen marre seriozisht. I vetmi projekt qe duhet marre seriozisht eshte makthi i Sali Berishes. Ai eshte i vetmi institucion qe vret ne kete vend.


Ai makth duhet mbajtur nen kontroll. E di qe eshte gati nje mision i pamundur por makthi i tij vret dhe mund te marre viktima te tjera. Ndaj opozita shqiptare dhe qytetaret e saj nuk duhet te lene Shqiperine ne dore te ketij institucioni vrases. Me te njejtin perkushtim qe nisen demonstrimet paqesore kunder makthit te Sali Berishes duhet te vazhdojne ate per te shpetuar te gjithe nga rreziku i vrasjeve te reja. Jane disa gjera qe nuk ka kohe te negociohen.


Nuk ka kohe te negociohet doreheqja urgjente e Ministrit te Brendshem dhe Komandantit te Gardes. Nuk ka kohe te negociohet cuarja para drejtesise e gjithe personave civile qe vepronin ne proteste duke arrestuar qytetare dhe duke i rrahur dhe vrare ata.


E vetmja gje qe duhet negociuar eshte doreheqja e qeverise dhe krijimi i kushteve per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Te gjithe e dime se ne kete vend askujt nuk duhet ti shkoje ne mendje te marre pushtetin me dhune por Sali Berishes as nuk i duhet lene me kohe ta mbaje pushtetin me dhune. Makthi i tij do te vrase cdo dite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›