Është tashmë zyrtare: Paraja rritet në pemë
The Times e botoi në faqe të parë këtë fotografi. Eshtë interesante, por nuk eshte vetem fotografi e një peme shumë të lartë.
Me titull: " Është tashmë zyrtare: Paraja rritet në pemë.", fjala është për një pemë në Londër e cila është vlerësuar se kushton afro 750 mijë stërlina nga Këshilli i një lagje
Ky vendim e ka shndëruar atë në pemën më të shtrenjtë në tërë Britaninë.
Pema ndodhet në London's Berkeley Square, Mayfair. Në Britani, këshillat lokalë u vendosin çmime pemëve për tu dhënë atyre mbrojtje maksimale.
Por pema në fjalë është gati 70 herë më e shtrenjtë se pemët e vlerësuara më shumë gjatë viteve të fundit dhe 3 herë më e shtrenjtë se apartamentet e zonës.
Pemët e Londrës të gjitha bashkë kanë një çmim prej 6.4 bilion paund.
Sistemi I vlerësimit të pemëve erdhi pas botimit të një statistike, sipas së cilës 40 mijë pemë ishin prerë në Londër, perfshi edhe pemë 100 vjeçare.