E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova së shpejti me pasaporta të reja

Pasaportat e Republikës së Kosovës dhe dokumentat e tjera personale që pas nëntë vjetësh zëvendësojnë ato të UNMIK-ut, do të fillojnë të lëshohen që nga muaji korrik i këtij viti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se dokumentet personale të cilat janë në përgatitje e sipër të prodhimit dhe dizajnimit të tyre, do të kenë standardin më të lartë të sigurisë në rajon, të rekomanduara edhe nga ekspertë të Komisionit Evropian.

Ministri Pajaziti tha se ligji parasheh që dokumentat personale të mundësojnë indentifikimin e personave, shtetësinë e tyre dhe gjithë informatat e nevojshme për ta.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, qytetarëve të saj u lejohet dyshtetësia.

Ministri Pajaziti thotë se nga kjo mund të përfitojnë të gjithë qytetarët që janë shtetas të Kosovës, dhe kanë mundësi të kenë edhe një shtetësi tjetër.

"Nëse një qytetar dëshiron që përveç një pasaporte vendore ta ketë edhe një pasaportë p.sh nga Shqipëria, nëse mund të marrin shtetësinë nga Shqipëria, mund ta kenë atë, po ashtu edhe qytetarët e tjerë nga ndonjë vend tjetër".

Sipas ministri Pajaziti, ende nuk është përmbyllur çështja e legjislacionit, i cili parasheh kriteret që duhet të plotësojnë shtetasit e huaj për të fituar pasaportën e KosovësAi thotë se elementet të cilat do ta karakterizojnë sigurinë e pasaportës së Kosovës do të jenë po ato të cilat tashmë janë në dokumentin e udhëtimit të UNMIK-ut duke u shtuar edhe disa elemente të cilat janë rekomanduar nga ekspertë të Komisionit Evropian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›