Është zhvilluar sot Mbledhja e Komitetit te Politikave te Sigurimit Kombetar nën drejtimin e Zevendeskryeministrit z. Namik Dokle, ku u diskutua per Planin Kombetar te Emergjencave Civile. Në k
Është zhvilluar sot Mbledhja e Komitetit te Politikave te Sigurimit Kombetar nën drejtimin e Zevendeskryeministrit z. Namik Dokle, ku u diskutua per Planin Kombetar te Emergjencave Civile.
Në këtë takim u diskutua mbi procesin e pergatitjes se ketij plani, i cili eshte gjitheperfshires dhe transparent per te gjitha institucionet pjesmarrese ne te, ministritë, Akademia e Shkencave, Shoqëria Civile, Kryqi i Kuq, si dhe asistenca e huaj, PNUD-i etj.
Komiteti vleresoi se ky eshte i pari Plan Kombetar i Emergjencave Civile i hartuar ne vendin tone dhe si i tille ai eshte nje plan integral i cili do te pasohet nepermjet hartimit te planeve te ministrive dhe institucioneve te tjera.
Plani Kombetar i Emergjencave Civile eshte konkretizim i matrices se Keshillit te Ministrave per vitin 2004 I hartuar ne perputhje me ligjin 8756, date 26.03.2004. "Per Emergjencat Civile".
Për hartimin e këtij plani është shfrytëzuar ekperienca e vendit tonë ne vite si dhe përvoja e vendeve të tjera partnere.
Momente shume te rendesishme qe u theksuan ne kete mbledhje ishin;
1. Masat per fuqizimin e metejshem te gjithe sistemit kombetar te Emergjencave Civile. Per kete u kerkua nga ministrite dhe institucionet e tjera te zbatohen kerkesat e ligjit, si dhe u la per detyre te ngrihet Qendra Kombetare e Trainimit e Emegjencave Civile.
2. Te shihet mundesia qe brenda strukturave ekzistuese te ngrihet dhe te funksionoje Inspektoriati i emergjencave civile.
3. Ne Buxhetin e vitit 2005, zeri i fondeve per emergjencat civile te jete i evidentuar per te gjitha ministrite. Njekohesisht te shihet mundesia qe ky fond te jete i mbartur per vitet pasardhese.
4. Pas reflektimit te diskutimeve dhe propozimeve te bera ne te gjitha etapat e diskutimit te planit Kombetar si dhe ne kete mbledhje, brenda muajit Nentor Plani Kombetar i Emergjencave Civile ne Shqiperi te paraqitet per miratim ne Keshillin e Ministrave.