Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet në Gjermani me ftesë të Kancelarit gjerman, Gerhard Schroder, për të marrë pjesë ne Konferencen Ekonomike te Europes Juglindore,si dhe nenshkrimin e disa
Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet në Gjermani me ftesë të Kancelarit gjerman, Gerhard Schroder, për të marrë pjesë ne Konferencen Ekonomike te Europes Juglindore,si dhe nenshkrimin e disa marreveshjeve te rendesishme, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me Ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, z. Otto Shilly.
Në fillim të takimit, të dy personalitetet vlerësuan nivelin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke nxitur hapat e hedhur në drejtim të reformave integruese dhe zhvillimeve në vendin tonë.
Ministri i Brendshëm gjerman Shilly, vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria, duke theksuar se Gjermania i njeh rezultatet e prekshme që janë arritur për sigurinë dhe stabilitetin në vend, si dy komponentë që janë shumë të rëndësishmë për integrimin e Shqipërisë, për thithjen e investimeve të huaja, si dhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Me këtë rast, z. Shilly vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon në drejtim të sigurisë, paqes dhe stabilitetit, si dhe cmoi lart qëndrimet në cështjet e rajonit, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në ato shumëpalëshe në Ballkan.
Kryeministri Nano, duke u ndalur në zhvillimet në vend dhe reformat e ndërmarra në funksion të integrimit të vendit, tha se Qeveria Shqiptare është fokusuar gjithashtu në dy shtylla kryesore; siguria dhe drejtësia, ndërsa vuri në dukje arritjet në cështje si, lufta kundër trafiqeve ilegale, krimit të organizuar, migracioni, etj. Në këtë funksion, tha Kryeministri, ka një sërë projektesh që po zbatohen. Të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim që Qeveria shqiptare të bashkëpunojë ngushtë edhe në të ardhmen me Qeverinë gjermane në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertëve për realizimin e këtij synimi, i cili përshpejton integrimin.
Gjithashtu, Kryeministri e ka njohur ministrin gjerman edhe me një sërë projektesh dhe angazhimesh rajonale të qeverisë shqiptare në fushën e menaxhimit të kufijve, bashkëpunim i cili ka rezultuar i suksesshëm. Në këtë funksion, tha Kryeministri, është i mirëpritur edhe kontributi i ekspertëve gjermanë.
Nga ana e tij, z. Shilly vlerësoi shembullin e bashkëpunimit të Shqipërisë në sigurinë e Lojrave Olimpike në Greqi, si dhe inkurajoi proceset e ndërmarra nga qeveria shqiptare për realizimin e reformave në këtë funksion, ndërsa garantoi vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen me ekspertë përkatës. Ai vlerësoi në vecanti arritjet në luftën ndaj trafikut njerëzor, duke theksuar se ky është një model në këtë drejtim. "Ne jemi të angazhuar dhe do të vazhdojmë projektet dhe programet konkrete të bashkëpunimit me policinë dhe Ministrinë e Rendit të Shqipërisë", u shpreh z. Shilly, duke nënvizuar se organizmat ndërkombëtarë janë të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Shqipërinë.
"Progresi në Shqipëri është i paimagjinueshëm, po të mendosh pikën e nisjes së gjithckaje në vitin 1997", tha z. Shilly. Vecanërisht, ai vlerësoi reformën që po zhvillohet me intensitet në polici për largimin e të inkriminuarve dhe pastrimin e radhëve të policisë, reformë e cila po jep efektet e saj në luftën dhe goditjen e krimit të organizuar.
Kryeministri Nano dhe Ministri i Brendshëm gjerman Shilly, u ndalën edhe në një sërë ligjesh të miratuara së fundi, të cilat ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE, si ligji për antimafian, ligji i deklarimit të pasurive, etj. Kryeministri Nano siguroi se Qeveria Shqiptarë është vendosur në kuftën kundër krimit të organizuar, i cili tha ai, po goditet me drejtësi dhe struktura të organizuara mirë.
Në takim u diskutua edhe për funksionimin e Qendrës Antitrafik në Vlorë, ku Ministri brendshëm i Gjermanisë siguroi mbështetjen dhe ndikimin e Gjermanisë për ta bërë atë sa më operative, duke dërguar edhe ekspertët e saj.
Zoti Shilly, ndërsa ka theksuar mbështetjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat e sigurisë, ashtu edhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë, ndau të njëjtin mendim me z. Nano për institucionalizim të mëtejshëm te bashkëpunimit mes institucioneve respektive të sigurisë, forcimin e raporteve mes shërbimeve të specializuara homologe, etj.
Kryeministri Nano i bëri Ministrit Federal të Punëve të Brendshme të Gjermanisë Shilly, një ftesë për të vizituar Shqipërinë, ftësë e cila u mirëprit me kënaqësi nga z. Shilly.