Çtë mbjellësh, do korrësh
Partia Socialiste arriti më në fund të dalë nga kompleksiteti duke e futur në shina mënyrën sesi duhet të funksionojë. Midis disiplinës dhe shthurjes politike, ajo zgjodhi të parën. Kishte ardhur koha që ato rregulla që i ka të shkruara e për të cilat të gjithë bashkë kishin rënë dakord ti zbatonin, duhet të respektoheshin. Vijimi i mëtejshëm i një situate, as mish as peshk, do e dëmtonte më shumë imazhin e saj para publikut.
Kastriot Islami refuzoi të ishte i pranishëm në sallën ku kolegët e tij do i jepnin (mos)besimin. Ishte një shenjë mosrespekti për veten e tij në radhë të parë, e pastaj për të tjerët. Kolegët ia dhanë mundësinë që ai të shprehte mendimet e tij e të vetmbrohej para tyre për një çështje që kishte lidhje me personin e tij. Ai i shpërfilli dhe si argument gjeti mosprezencën e medias. Pra, Kastrioti kërkonte sërish një rikthim tek KPD-të e famshme Nano-Meta-Muçi-Naçi-Baçi-Kaçi…, të cilat Berisha i kishte si lëndë e parë për spotet e tij elektorale. Mbledhje e grupit ishte serioze, të cilën Kastrioti dëshironte ta kthente në një klounadë televizive. Ai e humbi shansin që iu dha dhe nuk pati guxim ti shikojë në sy kolegët, por u foli aty nëpërmjet ekranit nga mikrofoni i Jozefinës.
Përjashtimi i Kastriot Islamit nuk ishte i rastësishëm dhe i marrë në nxitim e sipër. Ai ishte tejtoleruar për shumë kohë nga PS-ja, për shkak të profilit të lart politik që ka patur në vite. Ka qenë kryetari i Kuvendit të parë Pluralist të Shqipërisë të vitit 1991, ndonëse atëbotë përfaqësonte shumicën parlamentare të Partisë së Punës dhe deputet në të gjithë legjislatura që vijuan më pas. Deri në vitin 2009-së ka përfaqësuar qarkun e Fierit, ku mandatin e fundit me sistem zgjedhor mazhoritar mezi e fitoi. Deputet i përjetshëm i Mallakastrës, ai e braktisi ish zonën e vet elektorale në zgjedhjet e vitit 2009, duke u rehatuar në një renditje të sigurt te lista shumëemërore e qarkut Tiranë. Ishte një braktisje e detyruar pasi prezenca e emrit të tij do sillte një votë masive kundër PS-së në Mallakastër. Ky ishte fundi më i keq i marrëdhënies së ftohtë e zhgënjyese që Kastriot Islami ndërtoi me elektoratin që ia besoi votën për vite me radhë.
Ndonëse nuk ka qenë themelues i PS-së duke u bërë vonë anëtar i saj (1996), Kastriot Islami është vlerësuar gjithnjë me poste të larta si në parti, ashtu edhe në qeveritë socialiste. Në qeveri ka provuar si ministër Arsimi, Ministër Shteti, Zëvendëskryeministër, ministër Financash dhe ministër i Jashtëm. Askund nuk la një gjurmë që të mbahet mend përveç rastit kur Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i recitoi vargjet: ti Halim (Kastriot) që sdi këndim, je ministër për arsim (finance)!
Pas zgjedhjeve të vitit 2009-të, Kastriot Islami u shkëput plotësisht nga jeta aktive në Partisë Socialiste gjë që e lidhte me një ftohje të marrëdhënieve nga lideri Rama. Është e kuptueshme që në një familje politike, ashtu si edhe në një familje tradicionale, ka luhatje të raporteve midis individëve të veçantë, të cilat në periudha të caktuara herë kalojnë në krizë, e më pas normalizohen, siç ka ndodhur në raste të ngjashme me kolegë të z.Islami. Pavarësisht se i kujt ishte faji për këtë ftohje raportesh politike, një gjë është e qartë se, z.Islami, nga oponent, kaloi në opozitë të hapur përballë partisë ku militonte dhe udhëheqësisë së saj.
I përfshirë në të ashtuquajturën, Lëvizja e Mendimit Ndryshe (LMN), ai në fakt nuk po tregohej racional në raport me faktin që, ndërkohë që kritikonte kryetarin e partisë për mënyrat e drejtimit që ai i konsideronte jo efikase, paralelisht të ndërmerrte luftë politike edhe ndaj shumicës qeverisëse dhe udhëheqësit të saj kryeministër në Kuvend a në media. Këtë të dytën, Kastrioti nuk e njihte fare, sepse në plan të parë ishte goditja e kryetarit Rama. Me analiza dhe intervista në gazetat dhe televizionet pro-qeveritare, sidomos përpara zgjedhjeve vendore ku ai vazhdimisht theksonte se Partia Socialiste do humbasë këtu e atje, Kastrioti u kthye në një zë mbështetës të shumicës qeverisëse për të çorientuar elektoratin e majtë dhe rritur dozën e mosbesimit në fitoren e opozitës. Tituj gazetash dhe revista televizive që hapeshin në krye të ballinës e të kronikës me ato çka Kastrioti shkuante kundra PS-së. Ndërkohë që kolegët e tij ishin shpërndarë kudo në zonat elektorale që mbulonin për të ndjekur mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor, duke u përballur së bashku me anëtarët e PS-së me dhunën qeveritare, Kastrioti kapërdisej sa nga njëri holl hoteli tek tjetri, sa nga njëra studio televizive tek tjetra, e deklaronte se PS-ja do i humbiste zgjedhjet. Ai i kishte parashikuar të humbura të gjitha bashkitë e mëdha, gjë që realiteti paszgjedhor e nxori zbuluar sepse PS-ja arriti të fitojë jo vetëm ato, por mori edhe bashki që nuk i kishte administruar kurrë më parë. Sa për rastin e Tiranës që ai e veçon, sërish edhe këtu nuk i dalin llogaritë, sepse kishte parashikuar një humbje të thellë të Ramës. Nuk dua të zgjatem në këtë çështje, sepse është trajtuar gjatë historia e këtij procesi të dhunuar.
Argumentit kryesor që i mëshon më shumë është që, PS-ja nuk vjen dot në pushtet nëse nuk bën koalicion me LSI-në. Në fakt, zgjedhjet vendore treguan se edhe pa LSI-në, zgjedhjet fitohen, biles në bashki të caktuara me pesë mijë vota diferencë nga dyshja qeveritare Berisha-Meta. Për Kastriotin nuk përbën problem morali politik me të cilin do ti drejtohet elektoratit për ti marrë votën. Është e lehtë të thuash, të bëjmë koalicion me LSI-në, por mbi çfarë principesh do e ngresh atë? Që pas zgjedhjeve ti japësh Ilirit 49% të pushtetit me vetëm 2-3 deputetë? Që ti falësh korrupsionin që ka bërë tash dy vjet bashkë me Berishën? Iliri është mësuar të krijojë gjithmonë ishujt e tij të pavarësisë me të drejta të plota kontrolli mbi territorin e tij të fushëveprimit, çka do e fuste qeverisjen socialiste në spiralen e mbijetesës në kurriz të tolerimit të korrupsionit metist që nuk e ndëshkon dot sepse në të kundërt bie nga pushteti.
PS-ja smund të bëjë koalicion me një parti, udhëheqësi i të cilës po trysnon gjykatën që të dalë i pafajshëm, me presione mafioze dhe oferta që vijnë nga qënia në pushtet dhe me shantazhet që i bën Shefit të tij për ta mbajtur në lojë se përndryshe e theqafën edhe ai. Kjo lloj politike e qelbur kulisash e pazaresh mbijetese, vetëm për të zhvatur vendin individë të caktuar dhe lehaqentë që i ndjekin nga pas, duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri.
Pjesëmarrja në një formacion politik është veç të tjerash, angazhim maksimal për çdo pjesëtar të tij (aq më tepër deputet), për të arritur si një trupë e vetme qëllimet dhe kauzat për të cilat luftojnë dhe ku secili ka përgjegjësi individuale për kontributin që jep. Dhe kontributi jepet në fushëbetejë dhe jo me leksione për koalicione që e kthejnë premtimin e shpallur kundër korrupsionit dhe krimit, në një iluzion që sdo mundet të realizohet kurrë. As dhe me opinione në shtypin qeveritar për ti treguar opozitës sesi do humbasë zgjedhjet. Kontributi jepet edhe aty ku ai kishte kohë që smerrte pjesë, në mbledhjet e grupit kuvendor e forumet e par
