E Diel, 1 Nëntor 2026

115 kallëzime për krime zgjedhore, SPAK: 25 padi nga partitë, 8 procedime penale

Ndërsa kanë mbetur vetëm 5 ditë nga dita kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare, Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin për krimet, referimet dhe hetimin e krimeve elektorale të shënuara deri më 5 maj.

Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, në total janë marrë 115 kallëzime.

25 prej tyre janë referuar nga subjektet politike e 35 të tjera janë regjistruar në platformën online.

Deri më tani janë 35 procedime penale të regjistruara, ndërsa 8 prej tyre janë të nisura kryesisht nga vetë SPAK.

Gjatë këtyre ditëve, prokurorët e posaçëm, agjentët e BKH dhe policia kanë zbarkuar në prokuroritë e rretheve ku kanë parë nga afër sitautën zgjedhore duke u njohur me problematikat e qarqeve.

SPAK ka ngritur një task-forcë kundër krimeve zgjedhore, e cila pritet do të funksionojë deri në fund të majit.

Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›