E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçarja godet bashkëmoshataren me gotë në fytyrë, 19-vjeçarja përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës. Një konflikt i çastit në ambientet e një lokali ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçareje.

Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, 18-vjeçarja me inicialet F. D., banuese në Cangonj, dyshohet se ka goditur me një gotë në fytyrë shtetasen P. M., 19 vjeçe, për motive të dobëta.

E reja e plagosur është transportuar menjëherë për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila ka nisur hetimet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›