E Diel, 1 Nëntor 2026

16 877 tatimpagues përfituan nga Ligji i Faljes, fshihen 29,9 milionë euro detyrime

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Administrata Tatimore vijon zbatimin e Ligjit të Faljes, ndërsa numri i tatimpaguesve përfitues dhe vlera e detyrimeve të fshira vijojnë të rriten.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Administrata Tatimore, deri më tani kanë përfituar 16 877 tatimpagues, ndërsa janë fshirë ose shuar automatikisht detyrime në vlerën e 29,9 milionë eurove.

Procesi po zbatohet në përputhje me përcaktimet e Ligjit të Faljes dhe synon të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve, duke kontribuar njëkohësisht në formalizimin e ekonomisë.

Administrata Tatimore thekson se zbatimi i ligjit vijon sipas procedurave të parashikuara, ndërsa procesi i fshirjes dhe shuarjes automatike të detyrimeve do të vazhdojë për të gjithë tatimpaguesit që plotësojnë kriteret ligjore.

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›