E Diel, 1 Nëntor 2026

“20 mijë euro për një pasaportë”, zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve në Tiranë, arrestohen babë e bir

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Identiteti”, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 7-mujor. Uniformat blu kanë zbuluar një laborator te fshehtë për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave, që shërbenin për ndihmën në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Laboratori ndodhej në banesën e të dyshuarve ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, babë e bir. 65-vjeçari   ndodhej në “arrest shtëpie” me vendim të SPAK për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara, me shtetësi të huaj, shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia ka sekuestruar dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe mjete që shërbenin për aktivitetin kriminal. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›