E Diel, 1 Nëntor 2026

200 persona të evakuuar në Gramsh pas zjarrit në disa fshatra, ja ku do të sistemohen

Mbi 200 persona janë evakuuar nga fshatrat e Gramshit ditën e sotme pas zjarrit të madh që ka përfshirë zonën.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se 8 persona janë dërguar me urgjencë në spital pas lëndimeve të marra, ku kanë patur probleme respiratore.

Ndërkohë që ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar 165 pako me ndihma ushqimore për banorët në kampin e rezervave shtetërore të ngritur për banorët e evakuuar nga fshtarat e njësisë Skënderbegas në Gramsh.

Ndërkohë që po dërgohen me kaminon mbi 120 krevate, çadra, dyshekë dhe çarçafë për tu ardhur ën ndihmë banorëve që do të strehohen në këtë kamp.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›