E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari/ Hasanaj: Dëshmorë në kohë paqeje, treguan se kufiri mes shtetit demokratik e atij diktatorial është i zbehtë

Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës, Albana Hasanaj ka përkujtuar këtë të mërkurë 4 viktimat e 21 Janarit. Në përvjetorin e 15 të kësaj ngjarje tragjike, Hasanaj deklaroi se 4 viktimat treguan se dëshmorët nuk janë vetëm në kohëra lufte, por edhe paqeje. Ajo theksoi se 4 protestuesit e vrarë më 21 Janar të 2011-ës, treguan se kufiri ndërmjet një shteti demokratik dhe një shteti diktatorial është shumë i zbehtë e në këtë kuadër, ajo bëri thirrje për kontriburin e gjithsecilit për ta forcuar atë.

“Jemi sot në përkujtim të 15 vjetorit të një ngjarje jo të zakontë për kombin tonë, jemi sot duke kujtuar ata burra që na treguan se dëshmorët nuk janë vetëm në kohë lufte por edhe në kohë paqejes. Ata burra të cilët na treguan se kufiri ndërmjet një shteti demokratik e atij dektatorial është shumë i zbehtë dhe për ta forcuar këtë duhet kontributi i gjithsecilit. Kujtuam sot djalin e Gjirokastrës dhe u përulëm me nderim përpara veprës së tij dhe dhembjes së familjes së tij”, deklaroi Hasanaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›