E Diel, 1 Nëntor 2026

15 vite nga vrasja e Ziver Veizit, mbesa e tij: Nëse nuk vihet drejtësi për 21 Janarin, nuk besojmë më te institucionet dhe shteti

Kanë kaluar 15 vite nga vrasja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të Ziver Veizit dhe tre protestuesve të tjerë.

Mbesa e tij, Zamira Veizi pas homazheve të kryera në nderim të xhaxhai të saj, theksoi se plaga e 21 Janarit nuk është vetëm e familjes, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Ajo theksoi se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet dhe nuk vendoset drejtësi, besimi i shoqërisë shqiptare te institucionet dhe shtetit do të bjerë.

“Sot jemi mbledhur për të kujtuar xhaxhanë tonë, 15 vjetorin e humbjes nga data e ngjarjes tragjike të 21 janarit. Plaga e 21 Janarit nuk është vetëm plagë për ne dhe familjen tonë, por për gjithë shoqërinë. Nëqoftëse nuk zbardhet dhe nuk vihet drejtësi ndaj 21 Janarit, besimi ndaj institucioneve dhe shtetit nuk do të jetë nga ana e shoqërisë shqiptare”, deklaroi Zamira Veizi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›