E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Arvizu takon Berishen ne kryeministri

Te tjera rreth shkrimit FBI sjell ekspertizen dhe provat SHBA Shqiperia hapa prapa pas 4 vrasjeve Opozita homazh Prokuroria te zbardhe vrasjet Withers Prishja me Berishen pas Gerdecit Blog- Withers edhe kete here drita na vjen nga SHBA - Nga Alba Malltezi Rama Trojka foli qarte per drejtesine e munguar TIRANE- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka zhvilluar sot paradite nje takim me kryeministrin Berisha. Ambasadori Aleksander Arvizu eshte pare te hyje ne godinen e kryeministrise rreth ores 1100 dhe takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonje njoftim per zhvillimin e ketij takimi i cili vjen nje dite pas deklarates se perbashket tre diplomatet e akredituar ne Tirane ku kerkonin te zbardhet e verteta e 21 janarit.

Gjate ketyre diteve ambasadoret e akredituar ne Tirane kane intensifikuar takimet me zyrtaret e larte te shtetit per shkak te klimes se ashper politike ne vend kur qeveria eshte ne perplasje me opoziten per vendimin me te fundit te Gjykates se larte per te shpallur te pafajshem ish-zv.kryeministrin Ilir Meta te akuzuar per korrupsion dhe kur pas dy ditesh do te perkujtohet 1 vjetori i masakres se 21 janarit kur forcat e sigurise vrane 4 demonstrues te opozites dhe plagosen dhjetra te tjere.

Po dje ne mesdite ambasadoret e disa prej vendeve te bashkimit Europian u mblodhen ne zyren e ambasadorit te BE-se ne Tirane Ettore Sequi ne nje takim urgjent qe zgjati me shume se nje ore.

Ne deklaraten e perbashket tre diplomatet kryesore ne Shqiperi perkatesisht Alekander Arvizu i SHBA-se Eugen Eollfarth I OSBE dhe Ettore Sequi i BE deklaronin se mbeshtesin Prokurorine e Pergjithshme si institucionin e cila pertej cdo ndikimi partiak eshte institucioni i duhur per te hedhur drite mbi ngjarjen e nje viti me pare. Zyrtarisht Ambasada Amerikane ne Tirane ka paralajmeruar shtetasit e saj qe te mos levizin ne zona ku do te kete tubime si ai qe pritet ne 21 janar para kryeministrise.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›