E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto kerkon mbeshtetjene Emirateve Arabe per Kosoven

TIRANE- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto kerkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe qe te vazhdojne te luajne nje rol proaktiv ne drejtim te rritjes se njohjeve per pavaresine e Kosoves.

Sipas zyres se shtypit prane MPJ-se Haxhinasto filloi viziten zyrtare ne Emiratet e Bashkuara Arabe me takimin me Ministrin e Puneve te Jashtme Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahayan.

Haxhinasto vleresoi ndihmen dhe asistencen e cmuar qe Emiratet i kane dhene dhe po i japin Shqiperise ne dy dekadat e fundit duke vecuar investimin per aeroportin e Kukesit. Kjo tradite tha ai duhet te vazhdoje edhe ne te ardhmen duke u pasuar nga investime te tjera ne Shqiperi.

Haxhinasto vleresoi bashkepunimin midis dy vendeve dhe tha se ne kete drejtim ka ndihmuar hapja e Ambasades shqiptare ne Abu Dhabi ndersa kerkoi qe se shpejti te kishim edhe ambasaden e EBA-s ne Tirane.

Duke u ndalur te fushat ku mund te perqendrohen investimet e Emirateve te Bashkuara ne Shqiperi Haxhinasto vecoi energjine dhe ne menyre te vecante ate te rinovueshme burimet hidrike burimet minerare dhe vecanerisht turizmin i cili ka nevoje per nje perqasje te integruar dhe te perfshije si turizmin e detit dhe diellit ashtu edhe ate kulturor dhe per kete asistenca dhe eksperienca e EBA-s eshte mjaft e vlefshme.

Ne fjalen e tij Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahayan tha se eshte i kenaqur me nivelin e marredhenieve si dhe vleresoi bashkepunimin e afert midis dy vendeve. Ne tha ai do te vazhdojme te kontribuojme per rritjen e njohjeve te pavaresise se Kosoves.

Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim se nenshkrimi i marreveshjeve ne fushen ekonomike si ajo e heqjes se taksimit te dyfishte apo komisioni i perbashket do te ndihmojne qe komunitetet e biznesit te dy vendeve te afrohen me teper si dhe te rriten investimet direkte ne Shqiperi. Po ashtu ne takim u ra dakort qe te identifikohen fushat dhe projektet e mundshme te cilat do ti paraqiten perfaqesuesve te biznesit se Emirateve te Bashkuara per te investuar ne Shqiper
sg/atsh/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›