E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari ne 16 30 Ina Rama para medias me Arvizun

Prokuroria e Pergjithshme njofton se sot ne oren 16.30 ne ambientet e prokurorise se pergjithshme Kryeprokurorja Ina Rama ne prezence edhe te ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu dhe shefes se zyres se perfaqesise se OPDAT Znj. Cynthia Eldridge do te kete nje konference per shtyp.

Konferenca u njoftua vetem pak ore pasi gjykata e Tiranes ka marre vendimin per te prere tre urdherarreste per ngjarjet e 21 janarit te vitit te kaluar ku mbeten te vrare kater protestues dhe u plagosen 27 te tjere. Zonja Rama pritet ti pergjigjet interesimit te gazetareve per stadin e hetimeve te 21 janarit nderkohe qe ne krah te saj gjendet edhe ambasadori amerikan Arvizu per te dhene mbeshtetjen per hetimet e prokurorise por edhe punes dhe asistences qe eshte dhene nga FBI.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›