E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace e Bushati Gjykata te shperbehet beri krim

TIRANE- I menjehershem eshte reagimi i deputetit te PS Erion Brace lidhur me kerkesat e bera nga prokuroria dhe vendimin e gjykates per lenien ne arrest shtepie per tre te akuzuarit per vrasje ne 21 janar. Erion Brace e ka konsideruar kete si nje krim te rende.

krim i ri dhe i rende. Prokurorja e republikes i kerkon gjykates arrest ne burg per komandantin e gardes shoferin e tij dhe shefin e IT te kryeministrise. Akuzohen per vrasje dhe shkaterrim te provave. Gjykata kriminale e Tiranes i zhvlereson dhe i dergon ne shtepi te arrestuar ne shtepi. Si mundet te rrije ne shtepi nje i akuzuar per vrasje ne 21 janar Gjykata e Tiranes duhet shperbere.

Shpeton sekretari i pergjithshem i qeverise se Sali Berishes i perfshire ne krimin e zhdukjes se provave. Shpeton ish ministri i Brendshem eprori urdherdhenes per komandantin e Gardes se Republikes. Megjithate Sali Berisha merr pergjegjesite dhe jep doreheqje eshte apeli i Erion Braces ne facebook.

Ditmir Bushati Arrestet ne shtepi te mblidhet urgjent KLD

Gjykata e Tiranes ka konsumuar nje atentat ndaj rendit kushtetues dhe ndergjegjes sone qytetare duke dhene vendim me arrest ne shtepi per komandantin e Gardes republikane qe akuzohet per vrasje me 21 janar. I bej apel Presidentit Bamir Topi qe te therras urgjentisht KLD dhe te shqyrtoje kete rast me prapavije te qarte mafioze. KLD minimalisht duhet te na provoje nese ka ndonje gjyqtar qe ka ndjekur kete praktike me pare. Ky eshte rasti kur Kreshnik Spahiu mund te na provoje se eshte ne krye te detyres dhe se realisht ka respekt per flamurin kombetar me te cilin mbeshtillet. Ndersa prokurorja e Pergjithshme ka detyrimin kushtetues per te cuar perpara gjykates urdheruesin e vrasjeve dhe jo vetem gishtat eshte apeli i kryetarit te komisionit parlamentar te Integrimit Ditmir Bushati shkruar ne faqen e tij ne facebook.

sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›