E Diel, 1 Nëntor 2026

25 dhjetori legjenda e perandorit ilir Kostandini

Krishtlindjet jane nje feste mjaft e perhapur ne bote simbolika e te cilave nuk eshte e njohur per te gjithe. Per kete studiuesit dhe teologet kane ndertuar kronologjine e festimit te kesaj feste qe nga kohet me te lashta deri ne ditet tona. Nje mbret lindi ate dite/ nje bebe porsi tihellip. Keto jane vargjet e nje kenge tradicionale te Krishtlindjeve te titulluar A baby just like you Nje bebe porsi ti te kompozuar nga Xhon D. Henri 1975. Kjo kenge shpreh besimin tradicional sipas te cilit Krishtlindjet lidhen me diten e lindjes se Jezu Krishtit te adhuruar nga miliona te krishtere ne mbare boten dhe te nderuar e respektuar nga po aq myslimane te cilet gjithashtu mbeshtetur ne shkrimet e tyre te shenjta megjithese nuk e besojne si perendi e bir te perendise e vleresojne plot perkushtim te birin e virgjereshes Mari si nje nder profetet me te medhenj te historise se marredhenies se njeriut me hyjnine. Tradita e krishtere e besimit te lindjes se Krishtit ne kete dite ka ndikuar edhe ne etimologjine e fjales shqipe Krishtlindje te italishtes Natale apo spanjishtes Navidad ndersa anglishtja e sotme Christmas rrjedh nga anglishtja mesjetare Christes Masse Mesha e Krishtit.

Mirepo Krishtlindja duke anashkaluar traditen sinkretiste te nje festimi plot ngjyra e hare sic pohonte edhe Papa Gjon Pali II dhe sic mesohet ne departamentet e cdo fakulteti teologjik ka nje histori me te hershme se vete Krishterimi ndersa sot pakkush e di se pranimi i 25 Dhjetorit si dita e lindjes se Krishtit eshte bere nga Kisha e hershme vetem ne menyre simbolike per tu dhene mundesine te krishtereve qe te perqendrohen ne rituale e vepra adhurimi ne kujtim te lindjes se figures qendrore te besimit te krishtere Jezusit nga Nazareti.

HISTORIA
Ashtu sikurse shume elemente te tjere mitologjike te pranuar per te stolisur e pasuruar Krishterimin bashkekohor nder te cilet arkeologet historianet dhe teologet permendin vecanerisht mitet mitraiste zoroastriane egjiptiane dhe babilonase edhe festimet e Krishtlindjeve i kane rrenjet sic sqaron The Eumlorld Book Encyclopedia ne festimet e lashta te festes se Saturnit apo Saturnaleve nga ana e romakeve parakristiane. Festime te ngjashme vihen re tek Mitraizmi i cili i ka fillimet e veta qysh ne shekullin VI p.e.s. ne Persi dhe Indi. Uilliam Edelen ne artikullin e tij Christian Mythology veren se Mitra gjithashtu kishte lindur nga nje virgjereshe ne prani te barinjve. Shpetimtari i madh dhe perendia Mitra i adhuruar ne Indi dhe ne Persi njihej me cilesime si rruga e verteta jeta drita fjala biri i Zotit dhe Bariu i mire. Ai perfytyrohej dhe paraqitej ne arte vizuale me nje qengj ne krahe ndersa ne besimin mitraist njelloj si ne Krishterimin bashkekohor dita e diel quhej dita e Zotit. Tek Mitraizmi dita e 25 Dhjetorit e cila me vone do ti bashkengjitej tradites se Krishtlindjeve perjetohej me festime madheshtore me kambana himne qirinj e shkembim dhuratash ndersa ndjekesit e ketij besimi merrnin pjese ne nje meshe te posacme. Nga 25 Dhjetori deri ne ekuinoksin e pranveres Estra apo Pashka ekzistonte nje 40 ditesh adhurimi e ritualesh qe me vone do te shnderrohej ne kreshmen e krishtere. Edhe ne Indine e koheve te lashta 25 Dhjetori pritej me festime te medha me karakter fetar. Shtepite zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh ndersa njerezit shkembenin dhurata e urime te shumta me njeri-tjetrin. Buda Buddha ne Kinen e lashte besohej te kishte lindur me 25 dhjetor pas zbritjes se shpirtit te shenjte mbi nenen e tij te virgjer Maja.

VENDET
Me 25 dhjetor egjiptianet e lashte festonin lindjen e shpetimtarit te tyre te madh Horusit zoti i drites dhe biri i nenes virgjereshe Isis mbretereshe e qiejve. Osirisi perendia i te vdekurve dhe i botes se nendheshme ne Egjiptin e lashte biri i nje virgjereshe te shenjte besohej te kishte lindur me 25 dhjetor. Shume kohe perpara konvertimit ne Krishterimin ortodoks greket e festonin 25 Dhjetorin si diten e lindjes se Herkulit biri i zotit suprem te grekeve Zeusit te lindur permes gruas se vdekshme Alcmena. Bakusi romak i njohur nga greket me emrin Dionisi perendi i veres dhe muzikes besohej te kishte lindur gjithashtu me 25 dhjetor. Adonisi nje tjeter perendi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga greket e lashte kishte lindur mrekullisht me 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin cdo vit festime madheshtore ku perkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonite e lindjes se Adonisit sipas te dhenave historike dhe arkeologjike jane zhvilluar ne te njejtin vend dhe ne te njejten shpelle ku sot besohet te kete lindur Jezusi biblik. Edhe skandinavet parakristiane e festonin Krishtlindjen e tyre me 25 dhjetor. Per ta kjo dite shenonte diten e lindjes se zotit te tyre te qiejve Frejrit Freyr biri i perendise se larte te qiejve Odinit.

KRISHTLINDJET E PARA
Krishtlindjet e para ishin ne maj prill e janar.
Ne nje numer te madh te kishave te shekujve te pare ishte zakon ne pergjithesi te kremtuarit e vdekjes dhe jo te lindjes se personave te shquar pasi Bibla Mateu 146-10 aludon per nje lidhje te mundshme te festimit te Krishtlindjeve me traditat pagane. Edhe vete Jezusi biblik i cituar ne letren e pare drejtuar Korintasve 1124-26 duket se nxit ithtaret e tij qe te perkujtojne vdekjen dhe jo lindjen e tij. Studiuesit dhe teologet na bejne me dije se nje pjese e kishave te krishtera kremtonin ditelindjen e Krishtit ne maj prill apo janar. Vete teksti biblik duket se nuk mbeshtet lindjen e Jezu Krishtit ne dhjetor. Bibla na thote se ne kohen e lindjes se Jezusit barinjte ishin ende fushave naten Luka 28-12 dhe kjo duke njohur kushtet klimaterike te zones gjeografike per te cilen behet fjale nuk mund te ndodhe ne dimrin e ftohte te dhjetorit. Nje tjeter tekst qe flet per lindjen e Jezu Krishtit eshte edhe Kurani libri i shenjte i Islamit. Ne kete liber Jezusi dhe nena e tij Maria permenden me shume admirim

KOSTANDINI
Sipas teologeve 25 dhjetori eshte nje simbolike e nxitur nga perandori romak me origjine shqiptare Kostandini. Eumlshte interesante te vihet re se festimi i Krishtlindjes me 25 dhjetor ka shume mundesi te lidhet me veprimtarine e perandorit romak me origjine ilire Kostandinit i cili si shume perandore te tjere romake njihej si inkarnimi apo trupezimi i Diellit qe ne ate kohe adhurohej nga romaket si perendi. Pas konvertimit ne Krishterim ky perandor me gjak shqiptar udhehoqi Koncilin e Niceas viti 325 e.s. ne te cilin Krishterimi njohu per here te pare ne menyre zyrtare doktrinen e trinise se shenjte. Kostandini e orientoi besimin e krishtere jo drejt nje ndarjeje te ashper me paganizmin por e pasuroi besimin e ri me shume elemente ekzistues ne besimet e meparshme romake. Ne kete kuader historiani Eduard Gibon sqaron se te krishteret romake te cilet nuk e dinin daten e lindjes se tij Krishtit percaktuan si feste solemne 25 Dhjetorin Brumaline apo solsticin e Dimrit te cilin paganet e festonin cdo vit ne perkujtim te lindjes se Diellit.

SIMBOLIKA E PEMEumlS
Edhe pergatitja e pemes se Krishtlindjeve eshte nje tradite qe shtrihet ne kohe me te hershme se Krishterimi. Pema e Krishtlindjeve eshte perdorur fillimisht nga popujt gjermane dhe kelte. Duke qene se ajo peme ishte e gjelber edhe ne stinen e dimrit besohej se ajo kishte fuqi te vecanta mbrojtese perballe fatkeqesive natyrore dhe shpirtrave te keqij. Ajo stolisej ne vecanti ne fund te dhjetorit pasi ne kete kohe niste te vihej re zgjatja e oreve te dites dhe kjo shenonte ne besimin e popujve ne fjale mposhtjen e forcave negative te erresires dhe te ftohtit dhe triumfin e drites. Krishterimi e beri te tijen edhe kete tradite te hershme por tashme me nje simbolike te re. Pema e krishtlindjeve do te simbolizonte gjelberimin e Parajses apo Kopshtit te Edenit. Perdorimi i pemes se Krishtlindjeve nga te krishteret ka nisur ne fillimin e shekullit te 17-te ne Strasburg ne France per tu perhapur me pas ne Gjermani ne Europen Veriore e Britanine e Madhe dhe se fundi ne Amerike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›