E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj Po u kthye Topine politike ka konkurrence

TIRANE- Erion Veliaj sekretar per Rinine dhe Emigracionin flet ne nje interviste per Shqiptarja.com per disa nga prioritet e punes se PS ne vitin 2012 por edhe ngjarje te tilla si vetekandidimi i Nanos per President apo crregjistrimin e Islamit nga PS
Zoti Veliaj nga do te nise axhenda juaj per pozicionin e ri te punes ne PS
Puna me te rinjte dhe emigrantet do te jete nje sfide. Mosha mesatare e Shqiperise eshte 30 vjec dhe me shume se 1/3 e Shqiperise jetojne jashte. Kjo demografi ka pergjigjet e zhvillimit te Shqiperise ne kete shekulli. Nderkohe papunesia tek te rinjte eshte mbi 40 dhe varferine e tyre e kompesojne emigrantet me dergesat qe jane sa 20 e buxhetit te shtetit. Kjo eshte pjesa alarmante. Sot nuk na lipset vetem nje menyre per te terhequr voten e te rinjve por dhe nje program se si qeveria e re do te siguroje vende pune e arsim te dobishem per ta. Sot nuk na lipset vetem vota e emigranteve por prova se Shqiperia i mirepret jo vec si bankomat dergesash por si aksionere politike te fateve te vendit. Axhenda jone per te rinjte filloi me Rilindjen Shqiptare - programin ku PS u angazhua per buxhetin e arsimit 5 rrjetin e kolegjeve profesionale dhe incentiva bizneseve qe punesojne te rinjte. Kurse per emigrantet Rilindja Shqiptare shprehu qarte ambicien e partise me te madhe te Shqiperise per te mundesuar voten e emigranteve pakete financiare pe rata qe kthehen ne Shqiperi dhe dedikimin e rrjetitit konsullor e medias publike per nevojat e tyre ne dokumenta dhe edukim.

Duke folur per emigracionin cili eshte projekti konkret i PS per te bere realitet qendrimin politik te deritanishem per voten e emigranteve shqiptare
Fillimisht duhet vullnet politik. E kjo kerkon dhe votat e pales tjeter. PS do ta perfshije voten e emigranteve ne propozimet per zgjedhjet e ardshme. Kujtoj se PD e rrezoi ne komisionin e ligjeve kete propozim ne vitin 2008. Ky eshte nje shans i dyte per Berishen e PD qe patriotizmin ta konkretizoje me vepra e jo me fjale. Nese kjo arrihet pjesa teknike eshte me e lehte. Mes disa varianteve si ai elektronik prane sherbimeve diplomatike apo me agjenci nderkombetare te postes se sigurt ky i fundit ka me shume kredibilitet e perdoret dhe nga vendet e rajonit si Italia Kroacia etj. Kujtoj se Kosova ne 1 vit shtet e realizoi kete sistem. Shqiperia ne 100 vjet shtet ende nuk e ben per 1milione e me shume shqiptare jashte vendit. Koha eshte tani

Cfare duhet bere qe programi politik te mos mbese vetem demagogji lideresh
Kjo fjala programi shumekujt i kujton programet e kompjuterave qe e bejne nje sistem te funksionoje. Dhe analogjia vlen. Nje program kompjuterik open-source eshte me demokratik sepse i lejon perdoruesve ta pasurojne dhe pershtasin sipas nevojave te tyre. Ky eshhte koncepti qe kemi ofruar per Rilindjen Shqiptare. Me grupet e punes qe u shpallen pardje ka te pakten 21 ekipe perdoruesish qe mund ta aksesojne dhe pasurojne ne te gjithe kapitujt e tij. Turi i degjesave per programin do ta coje kete projekt ne cdo cep te vendit gjate 2012.

Sa mundesi ka qe partia qe do te themeloje Bamir Topi te hyje ne aleance me ju
Monopolin per ndryshimin e vendit nuk e ka vetem e majta edhe pse PS po mban barren me te madhe ne opoziten me regjimin privat te Saliut. Ka plot te djathte qe gjithashtu nuk ndihen mire qe jetojne ne vendin me te papune me te korruptuar e me jodemokratik te Europes. Ka plot te djathte qe nuk jane dakord qe te shitet deti qe nuk pranojne vjedhjen e votave qe revoltohen nga gjaku i shqiptareve ne bulevard. Per kedo qe e sheh despotizmin 20 vjecar te Berishes si gur pengese per perparim ka vend ne misionin e te qenit opozite dinjitoze shqiptare. Sigurisht Bamir Topi eshte i djathte dhe pertej reagimit te mundshem te tij si aktor i dores se pare ne skenen politike shqiptare ndaj ketyre te keqijave asgje nuk e lidh politikisht me ne. Por nderkohe kjo sme pengon te shpreh respekt edhe per menyren sesi ai deklaroi plot dinjitet se vitin e ardhshem Shqiperia do te kete nje president tjeter. Le ta pranojme qe kulturalisht mes Bamir Topit dhe figurave te regjimit te sotem ka nje hendek te madh. Ne rast se Bamir Topi do te rikthehej ne betejen politike do te ishte padyshim nje garues per tu cmuar si qytetar e demokrat.

Ju me Mjaft keni kerkuar dikur largimin e Nanos. Ka qene Edi Rama aleati juaj ne ate kauze
Sigurisht qe jo e ka plot deshmitare per kete. Edi Ramen e kam njohur kohe pasi ishte krijuar MJAFT dhe pasi kishim dale hapur me nje duzine aksionesh anti-qeveritare. Sbesoj se ka njeri sot qe i ka mendte ne koke e qe thote se mungesa e energjise degjenerimi i arsimit mbytja e emigranteve ne det apo qeverisja nga buzuku ishin gjeste qe srevoltonin per proteste gjithe shqiptaret.

Perjashtimi si ne rastin e Islamit a rrezikon te krijoje te tjera hendeqe brenda PS
Fakti qe crregjistrimin e Islamit nga PS e vajtuan kaq shume kundershtaret e opozites eshte shume domethenes.

Vetedeklarimi i Nanos per President a e ka joshur PS per ta pare ate nje kandidat dhe a ka deri me tani nje pakete kriteresh per kandidatin e majte per kete post
Ky eshte nje debat per vitin 2012 se hallin ne Shqiperi nuk e kemi si ti gjejme pune nje njeriu por 1 milione njerezve. Nderkohe ju kujtoj qe viti ku jemi po perfundon me nje lajm te keq familjet e zakonshme po fitojne me pake paguajne me shume. Nderkohe qe per kete Vit te Ri jo vetem qe ska rroge e shperblim nga qeveria por jane me te ekspozuar se ansnjehere ndaj pamundesise per te blere ne tregjet me cmime stratosferike. Keto jane hallet e Shqiperise sot E zgjidhja e ketyre halleve perben paketen e kritereve qe presidenti kryeministri e cdo sherbetor publik duhet te plotesoje ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›