E Diel, 1 Nëntor 2026

30-vjeçarja në Lezhë braktis fëmijët e saj dhe “zhduket” jashtë vendit

Një 30-vjeçare nga Lezha raportohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur dhe është larguar jashtë vendit.

Lajmi është mësuar menjëherë pas denoncimit që ka bërë në polici ish-bashkëshorti i 30-vjeçares, i cili kërkoi ndihmën e bluve për gjetjen e saj.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›