37-vjeçari nga Laçi dyshohet i mbytur në liqenin e Ulzës, Policia dhe polumbarët e RENEA-s në kërkim të trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Ulzës, ku një 37-vjeçar nga Laçi dyshohet se ka humbur jetën.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 18:20, shtetasi A.Z., teksa drejtonte një mjet lundrues, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë. Në tentativë për të kapur sërish mjetin, ai dyshohet se është mbytur.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë dërguar polumbarët e RENEA-s, të cilët po kryejnë kërkime për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit. Paralelisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe grupi hetimor ndodhen në terren, duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave.
Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/