E Diel, 1 Nëntor 2026

43-vjeçari iku para 3 muajsh në Kroaci, familja në alarm denoncon zhdukjen e tij: Nuk kemi asnjë kontakt

Një 43-vjeçar nga Fieri është larguar para 3 muajsh për në Kroaci.

Gjatë kësaj kohe, burri nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij.

Të alarmuar, nëna e tij ka bërë denoncim në polici.

“Në Komisariatin e Policisë Fier kallëzoi shtetasi M. A., se kishte humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. A., 43 vjeç, i cili ishte larguar në Kroaci, 3 muaj më parë. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›