E Hënë, 2 Nëntor 2026

45 gjyqtarë polakë kalojnë pushimet në Lezhë, Ndreu: Destinacion turistik gjithëvjetor

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Lezha vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, edhe pas përfundimit të sezonit turistik.

Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga grupet e shumta të turistëve që mbushin qendrën e qytetit dhe pikat historike dhe kulturore të Lezhës.

Një prej atraksioneve kryesore mbetet Shëngjini, që edhe pas mbylljes së sezonit turistik, vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Një grup prej 45 gjyqtarësh polakë dhe stafi i tyre po kalojnë një pushime në këtë zonë, duke shijuar bregdetin e bukur dhe pasuritë natyrore dhe kulturore të Lezhës.

Kryetari Ndreu theksoi se, gjatë një takimi me grupin polak, ata i shprehën kënaqësinë për ushqimin tradicional shqiptar dhe, siç tha ai, “rakia shqiptare ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme”.

Kjo është një tjetër dëshmi që Shëngjini dhe Lezha mbeten destinacione të shkëlqyera gjatë gjithë vitit, duke ofruar mundësi për pushime, relaks dhe njohuri më të thella mbi historinë dhe kulturën shqiptare.

1 nga 3

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›