E Diel, 1 Nëntor 2026

5 Maji, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Vlerësim për sakrificat sublime të heronjve shqiptarë

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Shqipëri, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë ka shprehur vlerësimin e saj të thellë për sakrificat sublime të heronjve shqiptarë.

Në një mesazh zyrtar, ambasada nderon kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tyre në forcimin e vlerave të paqes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite rikonfirmon gjithashtu solidaritetin dhe miqësinë e saj të ngushtë me popullin shqiptar.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›