E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina e gatshme të zgjasë armëpushimin me Rusinë

KIEV, 5 maj /ATSH-DPA/ – Ukraina e bëri të qartë sot se ishte e përgatitur të zgjaste për një kohë të pacaktuar një armëpushim që do të hynte në fuqi në mesnatë sipas orës lokale.

“Nëse armëpushimi i shpallur nga presidenti Zelensky zbatohet në mënyrë reciproke, ne do të vazhdojmë ta respektojmë atë. Dhe kjo do të na japë të paktën një shkëndijë të vogël shprese për arritjen e një paqeje të qëndrueshme”, postoi në rrjetet sociale kreu i zyrës presidenciale, Kyrylo Budanov.

“Lëvizja tjetër është e Rusisë”, tha ai.

“Ne po monitorojmë nga afër çdo lëvizje të armikut dhe jemi të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm”, shtoi ai.

Të hënën, Zelensky njoftoi një armëpushim nga mesnata e sotme (21:00 GMT).

Deklarata e Zelenskyt pasoi një njoftim rus për një armëpushim të premten dhe të shtunën për të shënuar 81-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Rusia e feston ditën më 9 maj, ndërsa Evropa Perëndimore e shënon atë më 8 maj.

Kremlini ende nuk i është përgjigjur deklaratës së armëpushimit të Zelenskyt.

Zelensky i ka kërkuar Rusisë të ecë drejt një përfundimi diplomatik të luftës që pasoi pas pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›