E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Rubio minimizon tensionet me Vatikanin para takimit me papa Leonen XIV

UASHINGTON, 5 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u përpoq të minimizonte sot tensionet me Vatikanin mbi luftën kundër Iranit duke thënë se kishte “shumë gjëra” për të diskutuar me papa Leonen XIV, të cilin do ta takojë të enjten në Selinë e Shenjtë.

“Ky është një udhëtim që e kishim planifikuar më parë dhe padyshim që kanë ndodhur gjëra”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka shumë gjëra për të diskutuar me Vatikanin”, shtoi Sekretari i Shtetit, një katolik praktikues, duke përmendur në veçanti lirinë fetare./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›