E Diel, 1 Nëntor 2026

“5 Maji” zonë e re për zhvillim, përcaktohen njësitë zbatuese për rindërtimin

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësitë administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, bashkia Tiranë.

Sipas vendimit, në listën e njësive zbatuese për procesin e rindërtimit përfshihet edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), krahas bashkisë Tiranë dhe shoqërisë “Tirana DC”, sh.a.

Ndryshimi përcakton se bashkia Tiranë dhe “Tirana DC”, sh.a., do të vijojnë zbatimin e projekteve të nisura dhe në vijim në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ndërkohë, FSHZH caktohet si njësi zbatuese për projektet e reja të rindërtimit në këtë zonë, përfshirë ndërtimin e banesave të reja dhe ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike, realizimin e ndërtimeve, si dhe ndërhyrje të tjera në funksion të rindërtimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›